Mustafa: Duhet t’i rrëzojmë thashethemet

Lajme

Mustafa: Duhet t’i rrëzojmë thashethemet

Më: 8 prill 2014 Në ora: 11:20

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka folur rreth krijimit të Tribunalit për krimet e pretenduara të UÇK-së. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet t’i hap rrugë këtij Tribunali.
Mustafa në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nuk ka rrezik të degradimit të vlerave të UÇK-së, pasi, sipas, tij askush nuk mundet të tentojë të bëjë këtë.

“Tribunalit duhet t’ia hap rrugën Kuvendi i Kosovës. Tribunali mundet pa ne! Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë. Lufta ka mbërri efektet dhe lirinë po e gëzojmë të gjithë, andaj nuk ka rrezik të degradimit të vlerave të UÇK-së dhe askush nuk do tentoj të bëjë këtë. Jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar. S’kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit tonë drejt Perëndimit. Dyshimet dhe thashethemet për mua, apo individët e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e lirisë do dalin faqebardhë”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat