Kryetarët serbë kërkojnë ligj të veçantë për Asociacionin

Lajme

Kryetarët serbë kërkojnë ligj të veçantë për Asociacionin

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:58

Kryetarët serbë që vijnë nga Lista Qytetare Serbe kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se po zvarrit procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kërkesë e tyre është që të krijohet një legjislacion specifik për t’i hapur rrugë themelimit të Asociacionit.

Por kryetarëve serbë Qeveria ua ka bërë të qartë se pa i miratuar statutet komunale nuk mund të bashkohen në një asociacion. As ligj specifik nuk do të ketë.

Kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se Prishtina zyrtare ka vënë pengesa në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat