Kryesia e PDK-së nëndega e fshatit Dobrajë e Madhe, i bashkohet Nismës për Kosovën

Lajme

Kryesia e PDK-së nëndega e fshatit Dobrajë e Madhe, i bashkohet Nismës për Kosovën

Më: 7 prill 2014 Në ora: 11:16

Sot në Selinë e Nismës për Kosovën në Lipjan, udhëhequr nga Kryetari i Nismës për Kosovën në Lipjan, Fitim Selimi u mbajt një takim i përbashkët i strukturave të Nismës për fshatin Dobrajë e Madhe dhe atyre të nëndegës së PDK-së së këtij fshati!
Në këtë takim u morr vendim që nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dobrajen e Madhe që të bëj shkrirjen e saj në strukturat e Nismës për Kosovën

“ Pas shqyrtimit të zhvillimeve aktuale në skenën politike dhe institucionale në Lipjan dhe më gjerë, dolën konstatimet se Nisma për Kosovën është subjekti politik i cili do të ketë rol vendimtar në këto zhvillime.
Me këtë rast nga ana e nëndegës së PDK-së për Dobrajen e Madhe doli edhe vendimi formal për bashkim-shkrirjen e kësaj nëndege në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën! Këto struktura lokale tani e tutje do të jenë pjesë përbërëse të NISMËS në Dobrajë të Madhe! Kryetari i Nismës në Lipjan paralajmëroi përkrahje të fuqishme në ditët në vijim, për Nismën për Kosovën edhe në lokalitete tjera!”, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat