Shqiptarët në Mal të Zi: Ky shtet duhet të tregojë respekt për ne

Lajme

Shqiptarët në Mal të Zi: Ky shtet duhet të tregojë respekt për ne

Më: 7 prill 2014 Në ora: 01:29


Shqiptarë protestuan në Tuz, duke kërkuar statusin e komunës. Ata paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 majit.
Shqiptarët thonë se ky është fillimi i demonstratës që do të mbahet me 8 prill në Washington. Sipas tyre, diaspora shqiptare këtë mesazh do t’ia përcjell edhe kryeministrit Milo Dukanovic që nesër udhëton për në SHBA.

Forumi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Demokratike janë të pakënaqur me politikën që diskriminon shqiptarët e Malit të Zi.

“Duam të drejta për vetëqeverisje lokale dhe nuk heqim dorë nga kjo”, ka thënë Besnik Gjonaj nga Forumi Demokratik për Integrim.

Në protesta u shpalos flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës, por jo edhe i Malit të Zi.

“Kemi bërë shumë për këtë shtet, e shteti ka krijuar shoqërinë ku shqiptarët janë të padëshiruar. Është koha që shteti të shpreh respekt ndaj nesh”, ka shtuar Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat