Meta mbyll vizitën në Kosovë me Nexhmije Pagarushën

Lajme

Meta mbyll vizitën në Kosovë me Nexhmije Pagarushën

Më: 6 prill 2014 Në ora: 20:14

Kryeparlamentari shqiptar e filloi ditën e fundit të vizitës në Kosovë me një ndalesë emocionale në shtëpinë e këngëtares së madhe shqiptare, znj. Nexhmije Pagarusha në Prishtinë, së cilës Meta i shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për kontributin dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit shqiptar në vite.

Meta u shpreh se nuk mund të largohej nga Prishtina "pa vizituar Divën e muzikës shqiptare së cilës i përulemi me mirënjohje të thellë për të gjitha emocionet që i ka dhuruar publikut mbarëshqiptar në dekada".
Mes emocionesh, Pagarusha, shprehu se sa e vlerësuar është ndjerë nga publiku shqiptar, ndërsa e falenderoi Kryetarin e Kuvendit për këtë nderim që vazhdon t’i dhurohet, jo vetëm nga publiku, por edhe nga shteti shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat