Një muaj paraburgim Halitit e Canollit, të tjerët të lirë

Lajme

Një muaj paraburgim Halitit e Canollit, të tjerët të lirë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:20


Ismet Halitit, shef i inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe inspektorit Skënder Canolli, u është caktuar nga një muaj paraburgim, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tetë të arrestuarit tjerë nga zyra e inspektoratit e Komunës së Prishtinës, të dyshuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, janë liruar nga gjyqtari i EULEX-it, transmeton KTV.

Mbrojtja ka thënë se do të ankohet edhe për dy inspektorët që do të mbahen në paraburgim për një muaj.
E i arrestuari i 11-të, pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, dyshohet se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve. Ai duhet të paraqitet në polici çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat