Gjithçka që duhet të dini për krijimin e Tribunalit!

Lajme

Gjithçka që duhet të dini për krijimin e Tribunalit!

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:46

Procesi i themelimit të një Gjykate Speciale ku do të gjykoheshin pretendimet e raportit të Dick Martyt, ka hyrë në fazën përfundimtare apo më mirë të thuhet në pjesën më të vështirë. I tërë ky proces pritet të finalizohet me një votim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa qysh tash kanë nisur telashet në këtë drejtim.
Jo më pak se pesë vjet pritet të ketë jetëgjatësinë Tribunali që do të gjykojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës pothuajse janë pajtuar që të themelohet Tribunali për Krime Lufte, me të cilin, pretendohet se do të gjykohen të gjitha rastet e “krimeve të luftës” që janë kryer nga eprorët ushtarak të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashmë, gjithçka ka mbetur tek Kuvendi i Kosovës, deputetët e së cilit pritet ta thonë fjalën e tyre “për” apo “kundër” themelimit të kësaj gjykate.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në State Department, Jonathan Moore, ka deklaruar se Kuvendi aktual duhet të vendosë për Tribunalin dhe për mandatin e ri të EULEX-it, para se t’i mbarojë mandati.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe tha se ky proces do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Ndaj kësaj deklarate të presidentes Jahjaga ka reaguar kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

“Ju, zonja Presidente në atë post jeni zgjedhur nga përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, nga përfaqësuesit e GP që përfaqsojnë partitë politike në Kuvendin e Kosovës dhe keni pasur një obligim kushtetues e njerëzor të konsultoheshit me liderët e atyre partive dhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës e tek pastaj të deklaroheshit për ose kundër, Tribunalit(Gjykatës) për krimet e pretenduara të pjestarëve të UÇK-së.

Ju duhet që ta dini se jeni e para e këtij populli dhe shteti dhe si e tillë duhet të keni një rreth të njerëzve që kanë dije e dashuri për këtë popull dhe shtet të brisht. Keni përgjegjësi për çdo qytetar te këtij vendi.

Presidente, Ju dhe Kryeministri jeni duke marr vendime të rendësishme për popullin dhe shtetin pa u konsultuar me aske. Me veprimet e tilla jeni duke treguar se nuk e dini sesi duhet të silleni si zyrtarë të lartë të shtetit demokratik, jeni duke u sjellur si tiranë e despotë të gjithëdijshëm e të plotfuqishëm”, ka thënë Krasniqi .

Hajredin Kuçi

“Kjo çështje tani ka kaluar në kompetenca të liderëve, të partive dhe të presidentes që ta procedojnë në Kuvend dhe të diskutojnë me deputetët e grupeve të tyre parlamentare”.

Ramush Haradinaj

“Në rastin konkret duhet me zgjedh mes dy pozicioneve, të dyja janë jo të lehta, a dëshirojmë si Kosovë me i marrë përgjegjësitë me votue në Parlamentin e vendit një model të caktum, apo dëshirojmë ne në Kosovë mos me i marrë përgjegjësitë, por atëherë me vendos të tjerët për ne, në këtë rast Këshilli i Sigurimit. Pra ka ardhur bukur e qartë gjendja, krahas krejt asaj që është thënë më herët ...politika e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë një zgjidhje. A janë të zotë me vendos e me marrë pjesë si institucione me vendimmarrje, me pas investimin e tyre apo nuk e kanë kapacitetin me bo këtë dhe kjo temë do të kalojë në Këshill të Sigurimit”.

Fatmir Limaj

“Nuk kemi asgjë zyrtare, mirëpo nga këto zhvillimet e fundit, unë jam i trishtuar për ketë mos seriozitet nga institucionet për një çështje kaq serioze. Ju e dini që Kosova i është përgjigjur drejtësisë që nga paslufta. Dhe nuk mund të flas për diçka që nuk ka diçka zyrtare, sepse ne nuk e dimë si do të funksionoj ai Tribunal, çfarë mandati do të ketë. Për këtë Nisma për Kosovën nuk ka diçka konkret apo zyrtare”, është shprehur ai. /Almakos
OVL UÇK

“Ky ligj siç tha edhe kryeministri është ligj i cili nuk e përjashton asnjë pjesëtarë të UÇK-së, asnjë individ, pa marrë parasysh kontributin e tij, të cilin e ka dhënë gjatë kohës se luftës së UÇK-së. Është ligje gjithëpërfshirës dhe është ligj më i miri për rrethanat, për të cilin ka nevojë vendi i ynë. Unë e falënderoj Kryeministrin Thaçi, falënderoj të gjithë deputetët, të cilët e kanë votuar këtë ligj, falënderojmë edhe mediat për përkushtimin e tyre dhe për vazhdimin e interesimit me problemet e veteranëve, angazhimet e veteranëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat