Naroni kthehet i shëruar në Kosovë

Lajme

Naroni kthehet i shëruar në Kosovë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:23

Naron Kqiku, fëmija një vjeç e gjysmë është kthyer sot nga Gjermania, shëndosh e mirë, pas trajtimit që iu bë atje pasi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë në mëlçi.
Për ta pritur atë në Aeroport kishin dalë shumë familjarë të cilët në shenjë gëzimi lëshuan edhe pëllumba të bardhë.
Prindërit e Naronit falënderuan të gjithë ata që kanë kontribuar për të arritur shumën prej 150 mijë euro sa kushtonte transplantimi i mëlçisë.

Tash Naronit i duhet të shkojë çdo tre muaj në kontroll jashtë vendit, mirëpo sipas mjekëve atje analizat e fundit kanë treguar se problemi kryesor tashmë është evituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat