Thaçi ‘selfie’ me më të fortën

Lajme

Thaçi ‘selfie’ me më të fortën

Më: 6 prill 2014 Në ora: 17:08

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka të ndalur me foto selfie. Së fundmi, një të tillë e ka bërë edhe me kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Kjo selfie, vjen nga klubi i Xhudos “Ippon” në Pejë, ku me këtë rast ka marrë pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, e cila është organizuar edhe në Kosovë.
Në këtë postim, kryeministri ka shkruar edhe dy rreshta.
“Që Kosova të ketë sa më shumë Kampiona! Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social facebook.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ishte ajo që kishte vendosur që 6 prilli të miratohej si ‘Dita Ndërkombëtare e Sportit’ për hir të paqes dhe zhvillimit.
Rezoluta përkatëse u miratua në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me 26 Gusht të vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat