​Lutfi Haziri viziton banorët e “Gllamës” në Bresalc

Lajme

​Lutfi Haziri viziton banorët e “Gllamës” në Bresalc

Më: 6 prill 2014 Në ora: 17:06

Lagja e “Gllamës” në Bresalc ka qenë destinacioni i sotëm i punës në terren të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, në këtë ditë vikendi.

Kreu i Gjilanit u njoftua nga banorët e kësaj lagjeje për hallet dhe problemet e tyre, ku një pjesë të kësaj lagjeje i mungon ujësjellësi.

Kryetari Lutfi Haziri tha se punët në qeverisjen e tij do të realizohen në tërësi për secilën lagje e fshat, ndërsa në lagjen e “Gllamës” në Bresalc realizohet ujësjellësi, që është bazik për jetë të banorëve.

“Në kuadër të punës tonë, prioritet e kemi realizimin e programit që e kemi quajtur ‘katërshja e madhe’, në të cilin përshihen: rruga, uji, kanalizimi e ndriçimi publik. Në kuadër të këtyre projekteve, do të ketë investime edhe në këtë lagje për t’ua rregulluar problemin e ujësjellësit që është bazike për jetë të dinjitetshme. Për mua, çdo fshat dhe çdo lagje është i barabartë sa u përket investimeve komunale”, është shprehur ndër të tjera, Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat