Sot vendimi për komunarët e arrestuar të Prishtinës

Lajme

Sot vendimi për komunarët e arrestuar të Prishtinës

Më: 6 prill 2014 Në ora: 11:19

Gjyqtari i EULEX-it sot do të vendos nëse do të vazhdojë apo jo paraburgimi i dhjetë zyrtarëve të arrestuar të Komunës së Prishtinës, si dhe pronarit të kompanisë ndërtimore "Pozhegu brothers".
Ata dyshohen se janë të përfshirë në vepra korrupsioni që lidhen me të paktën 50 ndërtime ilegale.

Ndryshe, për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka thënë Prokuroria ditën e arrestimit të tyre, shkruan Kosova Sot.

Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se "ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat