Institucionet ‘djegin’ mijëra euro në letër më të shtrenjtë

Lajme

Institucionet ‘djegin’ mijëra euro në letër më të shtrenjtë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 07:57

Asnjë prej institucioneve të vendit nuk furnizohen me letër me çmim të njëjtë. Çmimi i një pakete prej 500 fletësh të formatit A4 letër kopjim/printim që blejnë institucionet e vendit ka diferencë të madhe dhe ajo sillet nga 1,9 deri në 3,99 euro
Çmimi i një letre për printim në të cilat shkruajnë zyrtarët shtetërorë në disa raste blihet shumëfish më shtrenjtë – shkruan gazeta Tribuna.

Nga 172 Autoritetet Kontraktuese, pothuajse asnjëra prej tyre nuk blen letër me çmim të njëjtë. Çmimi i një pakete prej 500 fletësh të formatit A4 letër kopjim/printim që blejnë institucionet e vendit ka diferencë të madhe dhe ajo sillet nga 1,9 deri në 3,99 euro. Këtë vit, sipas një raporti të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucionet e Kosovës kanë paraparë që të shpenzojnë hiç më pak se dy milionë euro për blerje të letrës. Sipas një analize të bërë nga AQP, në rast se furnizimi me letër për printim do të bëhej përmes tenderit të centralizuar, do të kurseheshin hiç më pak se 172 mijë e 258 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat