Kosova pranohet si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së

Lajme

Kosova pranohet si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së

Më: 5 prill 2014 Në ora: 21:43

Kosova është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Aleancës Veriatlantike (NATO).
Lajmi bëhet me dije nga kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko.
Majko pos tjerash ka konfirmuar se Rusia është përjashtuar nga Asambleja Kombëtare e NATO-s në të cilën mbante statusin e “anëtarit shok”.

“Kuvendi i Kosovës e ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-së”, ka shkruar shefi i delegacionit lituanez në këtë trup, Ojars Eriks Kalnins, në rrjetin Twitter.

Vendimi për përjashtimin e Rusisë është marrë nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues të Asamblesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat