Malishevë, AKR-ja shuhet, kalojnë në NISMA

Lajme

Malishevë, AKR-ja shuhet, kalojnë në NISMA

Më: 5 prill 2014 Në ora: 16:13


Partia e Aleancës Kosova e Re ka pushuar aktivitetin e saj, për të iu bashkuar partisë më të re në vend, Nismës për Kosovën.
Këtë e ka bërë me dije vet Nisma, përmes një komunikate për medie.

“Pas rrethanave të krijuara politike në republikën e Kosovës dhe pas formimit te subjektit të ri NISMA për Kosovën,duke konsideruar se është krijuar një frymë e re me njerëz të merituar në udhëheqje një shpresë e re për qytetaret e Kosovës si dhe në pajtim me deklaratën programore ,sot më date 05/04/2014 në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e Degës së AKR-së në Malishevë mori vendim që ti pushojë të gjitha aktivitetet ne këtë parti dhe njëkohesisht të gjitha strukturat e kesaj partie duke përfshir edhe 13 nëndegë, që nga sot aktivitetet dhe angazhimet e tyre do ti bartin në subjektin e ri NISMA për Kosovën”, thuhej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat