Meta me Haradinajn nderojnë dëshmorët

Lajme

Meta me Haradinajn nderojnë dëshmorët

Më: 5 prill 2014 Në ora: 13:18

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta para se të përmbyllë vizitën e tij tre ditore në Republikën e Kosovës është ndalur në Gllogjan ku ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Heronjëve të Luftës së këtij vendi si dhe u prit në familjen Haradinaj.

I shoqëruar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kreu i Kuvendit të Shqipërisë tha që është nder dhe krenari që gjindet në këtë vend duke nderuar kombin dhe sakrificën e burrave të Gllogjanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat