Juridiku shërbehet me prodekanin e dorëhequr të financave

Lajme

Juridiku shërbehet me prodekanin e dorëhequr të financave

Më: 5 prill 2014 Në ora: 08:31

Pozita e prodekanit për çështje financiare në Fakultetin Juridik të universitetit “Hasan Prishtina” ka mbetur e zbrazët që nga korriku i vitit të kaluar, kur Mejdi Bektashi kishte dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Bektashi ishte i shtrënguar ta bënte këtë, meqë ishte zgjedhur edhe kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, dhe se sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajtja e dy pozitave përbënte konflikt interesi.

Fakulteti nuk ka zgjedhur askënd në vend të tij, me arsyetimin se nuk ka kuadro, ndërsa detyrat i ka vazhduar edhe më tej vetë Bektashi, me kërkesën e menaxhmentit.

Ky rast është hetuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pas një informate anonime se Bektashi është duke vazhduar punën e prodekanit edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat