Stacioni i Autobusëve në duart e “Vëllezërve Thaçi”

Lajme

Stacioni i Autobusëve në duart e “Vëllezërve Thaçi”

Më: 5 prill 2014 Në ora: 08:19

Nga paslufta e deri më tash nuk kishte asnjë emër. Dihej që ishte vetëm stacion i autobusëve. Por, prej vitit 2013, stacioni i autobusëve në Drenas ka marrë emrin e kompanisë private “Vëllezërit Thaçi”. Këtë emër stacioni do ta mbajë plot 40 vjet, pasi kuvendi i kësaj komune për kaq kohë e ka dhënë më koncesion këtë aset publik.
Mirëpo, për ta marrë nën menaxhim këtë pronë, Thaçët e kanë pasuar “mesitin” e fortë në Komunën e Drenasit, pasi pjesë e asamble komunale nga radhët e PDK-së ka qenë Elmi Thaçi, njëri nga vëllezërit e kompanisë fituese. Dyshime për ndikimin e tij në këtë punë i hedhin edhe përfaqësuesit e opozitës në Komunën e Drenasit. Bile ata thonë se vetë Elmi Thaçi ka qenë pjesë e votimit të këtij koncesionimi.
Në Komunën e Drenasit nuk kanë pranuar të flasin asnjë fjalë për afërsitë e komunës dhe kompanisë “Vëllezërit Thaçi”. Ata vetëm kanë treguar se “Vëllezërit Thaçi” janë duke menaxhuar me Stacionin e Autobusëve nga data 01.02.2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat