41 çerdhe janë pa leje​ në Prishtinë

Lajme

41 çerdhe janë pa leje​ në Prishtinë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:59

Nga 97 çerdhe sa janë gjithsej, 41 prej tyre po dalin të jenë pa leje. Prindërit po thonë që të mos jenë të sigurt edhe aq shumë nga këto çerdhe, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se para këtyre rasteve nuk do ti mbyllin sytë.

“Të gjitha institucionet të cilat nuk janë paraqitur për licencë është e drejtë e Inspekcionit të arsimit”, ka thënë për Klan Kosova Osman Shahini, zyrtarë nga Ministria e Arsimit.

E për procedurat e një leje, sipas drejtoreshës së njërave prej çerdheve të licencuara është fare lehtë të aplikohet. Sipas saj disa prej kritereve që duhet të licencohet një çerdhe është infrastruktura e objektit, hapësira e saj dhe kualifikimi i punëtorëve.

Ndërsa ankesa ka edhe nga prindërit të cilët nuk janë të kënaqur me trajtimin e tyre nëpër këto kopshte.

“Vajzën nuk e qoj në çerdhe për shkak se nuk jam e sigurt”, ka thënë E.Grajqevci nëna e një fëmije.

Drejtori i inspekcionit për Arsim Defrim Gashi i inkurajon qytetarët që të luajnë rolin e inspekcionit me qëllim që të evidentohen të gjitha kopshtet private.

“Si prind i identifikon këto dy gjëra, se kushtet janë mizerie dhe nëse nuk ka licencë pune, atëherë puna e parë që duhet të bëjë, është të lajmërojë organet e MASHT-it, por pse jo edhe organet e tjera”, ka thënë Gashi.

Nga viti 2012 leja për kopshtet është afatgjate e jo njëvjeçare siq ka qenë më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat