Organizatat për mbrojtjen e kafshëve: Institucionet po i vrasin kafshët në mënyrë të fshehtë

Lajme

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve: Institucionet po i vrasin kafshët në mënyrë të fshehtë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 21:02

Se kafshët duhet të ushqehen dhe të mos vriten e kanë thënë sot edhe organizatat që punojnë në ndihmë të tyre.
E me rastin e ditës Ndërkombëtare të kafshëve endacake, organizatat si “Facedog Kosova” dhe “Të bashkuar për kafshët”, kanë organizuar sot një aksion për të ushqyer kafshët endacake në të gjithë Kosovën.

Madje këto dy organizata, ushqimin që sot u kanë shpërndarë kafshëve e kanë blerë nga buxheti i tyre.

Por buxheti nuk është brenga e tyre. Vrasja e qenve që po bëhet në mënyrë të fshehtë po i shqetëson shumë këto dy organizata.

Driton Gusia, drejtues i organizatës “Të bashkuar për kafshët”, ka thënë me këtë rast se janë institucionet në Kosovës që në vend të kujdesit për kafshët, ata po i vrasin ato.

Ndërsa sipas tyre, zgjidhja për këto kafshë endacake është përmes sterilizimit dhe strehimoreve.

Disa komuna janë duke i vrarë ilegalisht qentë endacak edhe në mënyrë të fshehtë prej shoqërisë, dhe shpesh herë e kanë mohu edhe kur i kemi gjet dëshmitë. Kjo përpos që është ilegale është totalisht. Zgjedhja e duhur është përmes sterilizim dhe strehimoreve”, ka thënë Gusia.

Ndërsa drejtori i organizatës, “Facedog Kosova”, Fitim Sylejmani, ka thënë se kjo ditë ka filluar që nga viti 2010 me iniciativën e disa organizatave të Holandës.

Qëllimi i kësaj iniciative sipas tij është shpërndarja e mesazhit te njerëzit që kush ka mundësi le ta ushqej një kafshë endacake.

“4 prilli është dita ndërkombëtare e qenve endacak. Kjo ditë ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës. Sa i përket idesë ne bashkërisht me organizatat e tjera kemi marrë iniciativë që përmes rrjeteve sociale ta bëjmë një event ose shpërndarje të mesazh it që sot më 4 prill, ata të cilët kanë mundësi në vendet e veta, të marrin secili dhe ta ushqejnë një kafshë endacake qoftë qen ose mace”, ka thënë Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat