Xhabir Hamiti: Qarqe të errëta po e çorodisin fenë dhe kombin tonë

Lajme

Xhabir Hamiti: Qarqe të errëta po e çorodisin fenë dhe kombin tonë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:19

Ish-kreu i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), tash profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka bërë një apel publik për kosovarët që të mos bien pre e ideologëve të qarqeve të errëta.
Hamiti thotë se të gjithë bashkërisht duhet të japim maksimumin në kultivimin e etikës dhe moralit të shëndosh njerëzor, fetar dhe kombëtar.

Në vijim ju sjellim të plotë apelin e tij:

“Në cilësinë e një krijese të Zotit, të një shqiptari dhe një studiuesi modest në mesin e studiuesve të fesë, apelojë tek të gjithë qytetarët e vendit dhe kombit tonë, që në asnjë mënyrë të mos bien pre e ideologëve dhe e aktiviteteve të qarqeve të errëta , me dhe pa adresë, të cilat po insistojnë së fundi që të nëpërkëmbin ndjenjat shpirtërore të bijve dhe bijave tona, me të vetmin qëllim për të quar ujë në mullirin e projektuesve dhe të çoroditësve të fesë dhe kombit tonë.

Të gjithë të punojmë bashkërisht dhe të bëhemi një dorë për një reflektim tonin pozitiv, në zhvillimin e vendit dhe të shoqërisë, duke dhënë maksimumin në kultivimin e etikës dhe moralit të shëndosh ; njerëzor, fetar dhe kombëtar.

Gjithashtu, ftojë të gjithë prijësit e fesë pa dallim, të cilëve u është besuar udhëheqja shpirtërore në shoqërinë tonë, të mos e lejojnë veten që të bëhen gërryes të bashkëjetesës dhe harmonisë tonë fetare shumë shekullore si dhe të flakërojnë çdo element ngacmues dhe përçarës i cili cenon unitetin tonë, si shoqëri dhe si komb.

Zoti i donë dhe i ndihmon njerëzit të cilët janë bashkuar, të sinqertë, të drejtë, shpirtçiltër, solidar dhe të përshpirtshëm me njëri tjetrin e jo rrëmihësit dhe brejtësit e paqes, unitetit dhe respektit të ndërsjellët njerëzor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat