Në ambientet e Çarshisë së Vjetër është përuruar Qendra Inovative e Gjakovës.
Në ketë manifestim mori pjesë kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ministri i MTI Bernard Nikaj, përfaqësues të Ambasadës Norvegjeze dhe përfaqësues të sektori të biznesit. Drejtori i kësaj qendre Fatos Axhemi, ka sqaruar konkretisht rendësin e Qendrës Inovative në Gjakovë
Kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, fillimisht ka thënë se “ Kjo qendër është pajisur me bazën e nevojshme për zhvillimin e kapitalit intelektual dhe njerëzor”. Ndërsa në vazhdim ajo është shprehur se “Në këtë ditë të promovimit të kësaj Qendre Inovative në Gjakovë, nuk është e nevojshme të matet kostoja e ndërtimit të saj, por matja e ideve që do të zhvillohen për të hyr në funksion të zhvillimit ekonomik. Vështirësitë ishin të mëdha nga shumë anë që për qëllim kishin pengimin dhje mosrealizimin e projektit për këtë Qendër. Por, ne nuk hoqëm dorë dhe ja se sot bashkërisht po e gëzojmë këtë vepër, që nuk do të jetë e vetmja por gjithnjë në proces të arritjeve dhe realizmit të projekteve tjera. Këtu do të lindin ide të reja të cilat do të zhvillohen. Sektori publik nuk është vendi i veçantë i punësimit por, punësimin e siguron kreativitetin në zhvillimin e biznesit. “ Komuna e Gjakovës po fillon ndryshimin për një të ardhëm të mirë të popullatës së saj. Gjakova po kthehet në pikën e zhvillimit sikur ka qenë më parë në të gjitha sektorët”.
Në ketë promovim merrte pjesë edhe ministri I Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, së bashku me kryetaren Mimoza Kusari –Lila ishin iniciatorët e parë për themelimin e kësaj qendre inovative në Gjakovë.