Agjencia Kosovare e Inteligjencës ndërmjet përbuzjes dhe shfrytëzimit!

Lajme

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ndërmjet përbuzjes dhe shfrytëzimit!

Më: 26 mars 2014 Në ora: 17:03

Të gjitha bisedat, komunikimet elektronike të qytetarëve të Kosovës do të mundë të përgjohen nga AKI-ja edhe pa urdhrin paraprak të Gjykatës. Kjo gjë po mundësohet me Projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, i cili është hartuar nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës planifikon që AKI-ja të jetë njëri nga “institucionet e autorizuara”, i cili përveç që mund të kërkojë nga operatorët e rrjetit të ketë qasje në të gjitha komunikimet elektronike të transmetuara pandërprerë, asaj i mundësohet edhe të ketë një qendër lidhëse brenda operatorit operues, që nënkupton mundësinë e përgjimit të kujtdo, pa dijen e operatorit.

Përveç kësaj, 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e kanë kaluar procesin e verifikimit që është bërë nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë. Pavarësisht të të kaluarës së tyre të dyshimtë, ata vazhdojnë të jenë ende në polici dhe të kenë qasje në dokumentet konfidenciale. Merret vesh se shumica nga ata janë në pozitat udhëheqëse të këtij institucioni.

Analisti Haki Abazi thotë se ajo që po ndodh në rastin e përgjimeve elektronike është vazhdimësi i kontrollit të informacionit dhe tentim për të qeverisur nëpërmjet informacioneve që mblidhen në mënyrë të pakontrolluara.

“Heqja e lejes së domosdoshme nga gjykatat është një formë që i bënë të gjithë qytetarët të dobët para pushtetit dhe aq më tepër që krijon klime refuzuese dhe kundërshtuese kundrejt investitorëve e sidomos atyre që vijnë nga bota perëndimore që ka kundërshtuar një ligj të tillë”, thotë Abazi për Gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat