Zyrtarët e PDK-së nostalgji për flamurin e Enver Hoxhës

Lajme

Zyrtarët e PDK-së nostalgji për flamurin e Enver Hoxhës

Më: 18 janar 2014 Në ora: 22:33

Në Konventën e fundit, Partia Demokratike e Kosovës deklarohet se është parti e qendrës së djathtë. Por, në opinion megjithatë kjo parti identifikohet si majtiste, kryesisht për lidhjet me grupet marsist-leniniste në të kaluarën.

Se kanë simpati e nostalgji për diktatorin Enver Hoxha, flet edhe kjo fotografi ku shihen zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Karshi flamurit kuq e zi, me yllin komunist (pesë cepësh), bien në sy disa nga figurat e kësaj partie, siç janë: Deputetët, Hydajet Hyseni e Zenun Pajaziti, ministri i Transportit, Fehmi Mujota, kryetar i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, Basri Musmurati, Izmi Zeka, Bajrush Xhemajli etj.

Shqiponjës, yllin pesë cepësh, në kohën e komunizmit, gjatë viteve të 80’ta, ia patën vënë edhe komunistët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat