Rrëfehet krimineli Bedri Krasniqi

Lajme

Rrëfehet krimineli Bedri Krasniqi

Më: 10 shtator 2013 Në ora: 13:47

Bedri Krasniqi, i dënuar me 27 vjet heqje lirie për vrasjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në aksin rrugor Pejë-Deçan si dhe i dënuar me 17 vjet burg për kidnapimin e pronarit të fabrikës Gllareva, Azem Morina, ndërsa tani dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it për disa krime të rënda, për herë të parë rrëfehet për media.

Intervista është bërë nga gazetari Milam Zeka, për emisionin Parrotlla, mirëpo pasi që RTK nuk e ka transmetuar atë, ketë e bënë Indeksonline në bashkëpunim me gazetarin hulumtues Zeka.

Fillimisht mund t’a ndiqni rrëfimin e Bedriut sa i përket arratisjes nga burgu i Dubravës, ndërsa në ditët në vazhdim do të keni mundësi t’a dëgjoni atë duke folur edhe krimet që i ka kryer pas lufte.

Bedri Krasniqi në intervistën që do të transmetohet në Indeksonline në ditët në vazhdim, do të tregoi edhe emrat e atyre që i dhanë miliona euro për ta ekzekutuar biznesmenin Ekrem Lluka.

Më poshtë gjeni intervistën e parë ekskluzive me Bedri Krasniqin:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat