Kosova bëhet me portal për diplomaci digjitale

Lajme

Kosova bëhet me portal për diplomaci digjitale

Më: 2 shtator 2013 Në ora: 12:43

Tash edhe të gjithë qytetarët e Kosovës mund të lobojnë për njohjen e shtetit të Kosovës në faqe të ndryshme të internetit dhe në agjencione të ndryshme. Këtë e ka mundësuar portali i lëshuar digjital sot www.e-kosovo.org. Ky portal është krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës së bashku me Fondacionin IPKO dhe ambasadën norvegjeze e britanike.

Me këtë rast zëvendësministri, Petrit Selimi ka thënë se gjatë këtyre dy viteve diplomacia digjitale është orientuar në dy drejtime, e para që të përmirësohet përmbajtja e Kosovës në internet dhe e dyta që të ndihmohet me regjistrimin apo pranimin e Kosovës në infrastrukturën e internetit në botë.

Digjital Kosova është se si të përdoret fuqia e qytetarëve, që Kosova të njihet në uebfaqet në internet. Sipas Selimit portalit digjital qytetarët mund të jenë diplomatë më të mirë të Kosovës, mund të lobojnë forma të ndryshme, adresa, kompani të ndryshme që të lobojnë që të njohin Kosovën.

“Ne po ofrojmë një portal të cilin e kemi bërë së bashku me partnerët me ambasadën norvegjeze dhe britanike, ku në një pikë mund të gjeni të gjitha informatat, të gjitha modelet e adresave të kompanive, njerëzit e duhur ku qytetarët vet mund të bëjnë lobim rreth njohjes së Kosovës. Lobimi më i fuqishëm online është lobimi i klientëve. Ne si shtet punojmë për njohjen e Kosovës në baza bilaterale nga shtetet tjera, por edhe qytetarët e Kosovës që kanë punuar më së miri, të cilat janë ambasadorët më të mirë që të jetë njohja e Kosovës online në faqet e internetit”, ka deklaruar Selimi.

Nga ana tjetër, Kushtrim Xhakli nga Ipko Foundation ka thënë se kjo është një mundësi për përmirësimin e pozitës së Kosovës.

“Në përpjekje për të përmirësuar pozitën e Kosovës në botën digjitale, ne kemi ndërmarr disa hapa së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar për të bërë një portal digjital Kosova, ku qytetarët në mënyrë aktive e ndihmojnë shtetin tonë për zhvillimin sa më të mirë të imazhit në botën virtuale. Digjital Kosova është një produkt i ri, një bashkëpunim fantastik në mes të Ipko Foundation, MPJ-së, ambasadës norvegjeze dhe asaj britanike”, ka theksuar Xhakli.

Sipas tij, kjo është një faqe organike e cila ka informata për Kosovën të bollshme, por që do të pasurohet edhe më tutje nga qytetarët anë e mbanë Kosovës.

Ndërkaq ambasadori i Norvegjisë, Jan Braauth ka thënë se është shumë me rëndësi që Kosova të njihet nga faqet e ndryshme të internetit.

“Shohim shumë mundësipër të punuar në mënyrë digjitale në mënyrë që të konsolidojmë dhe fuqizojmë, si ta them shtetësinë e Kosovës.Jam i sigurt se shumë prej nesh jemi shumë të irrituar apo të frustruar të paktën kur në provojmë të blejmë diçka online dhe shohim që Kosova nuk gjendet në meny të vebsajtit.Unë bëjë shumë shopping online në vebsajtin amazon.co.uk dhe frusterimi im nuk ka fund, sepse ata nuk e kane Kosovën në meny ku mund ta kërkoj. Ju kam shkruar atyre dhe jam ankuar. Të gjithë që jetojnë në Kosovë dëshirojnë të blejnë gjëra online. Ështëmë shumë se një shqetësim, sepse kjo tregon se si Kosova perceptohet në botë”, ka deklaruar ai.

Portali për diplomaci digjitale të Republikës së Kosovës është krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Fondacionin IPKO dhe ambasadën norvegjeze e britanike.

Nga është lëshuar në përdorim dhe të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë në njohjen e shtetit të Kosovës nëpër faqet e internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat