Mësimi në shkollat e Vushtrrisë, në kushte të rënda

Lajme

Mësimi në shkollat e Vushtrrisë, në kushte të rënda

Më: 14 shkurt 2013 Në ora: 17:53

Në Komunën e Vushtrrisë ka raste të ndërprerjes së procesit mësimor në disa shkolla nga papërgjegjësia e pushtetit lokal. Muaj më parë Drejtoria e Arsimit Komunal kishte marrë vendim që në shkollën fillore "Azem Bejta", të fshatit Duboc mësimi të zhvillohet në paralele të kombinuara, por këmbëngulja e arsimtarëve të shkollës dhe prindërve të nxënësve nuk e lejuan një gjë të tillë sepse kërcënuan ta ndërprejnë punën në shkollë.

Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Komunës ishte në mbledhje dhe me një lloj autoritarizmi të pajustifikuar e shfuqizoi vendimin para publikut reagues në shkollë. Banorët dhe arsimtarët e akuzuan drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Komunal për grabitjen e gjeneratorit elektrik të shkollës.

Shkollës fillore të fshatit Nadakoc, me vendim të Kuvendit Komunal, i është grabitur sipërfaqja prej 22 ari oborr në llogari të një kompanie private për vendosjen e veturave të larguara nga parkimi i parregullt.

Nxënësit e fshatit Buqaj udhëtojnë 4 km në një drejtim deri në shkollën e fshatit Sumë. Për shkak të rrugës së vështirë nxënësit e kanë ndërprerë procesin mësimor, ndërsa pushtetarët komunal nuk e çajnë kokën për këto halle të nxënësve dhe qytetarëve.

Oborret e shkollave janë pa ndriçime elektrike, disa shkolla nuk kanë as ujë të pijshëm.
Në komunën e Vushtrrisë ende edhe shtat shkolla janë të pa emërtuar, sepse pushtetarët nuk po mund të gjejnë "kohë" për t’i emërtuar, ndërsa kryetari deklaron para “Jeta në Kosovë” se nuk kemi shkolla të pa emërtuara?

Ndërsa drejtori Drejtorisë Arsimore në Komunën e Vushtrrisë në njëjtën kohë punon edhe në Universitetin e Prishtinës.
SH.M.U-2 është ndërtuar para disa viteve, me një kosto shumë te lartë, rreth 1.3 milion euro, ndërsa, ajo veç është mykur, nuk ka ngrohje dhe kundërmon tepër rëndë.
Në këto rrethana papërgjeshmëria e qeverisjes komunale po ndikon direkt në të ardhmen e secilit nxënës në Komunën tonë. Nuk mund të kemi qytetarë me edukim të lartë e universitar të cilët punësohen e ndihmojnë zhvillimin e vendit kur në nivelin fillor e të mesëm po rrezikohet plotësisht zhvillimi i mësimit e lerë më cilësia e tij.

Kjo gjendje e sistemit arsimor në Vushtrri është duke cenuar të drejtën për arsimim në të sotmen dhe të drejtën për punësim e jetë dinjitoze në të ardhmen. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat