AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

Lajme

AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:22
Gazetaret

AGK-ja, ka dalë në mbështetje të gazetarëve për bojkotimin e konferencës së ministrave, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.

Në reagimin e AGK-së thuhet kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Gazetarët dhe kameramanët e medieve kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. 

AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi që kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat. 

AGK-ja, gjithashtu i kërkon Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve. Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat