Doris Pak: BE-ja nuk ka instrumente për kthimin e vizave

Lajme

Doris Pak: BE-ja nuk ka instrumente për kthimin e vizave

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 20:40

Raportuesja e Parlamentit Evropian për BeH-në, Doris Pak deklaroi BE-ja momentalisht nuk ka instrumente në bazë të të cilave mund të pezullojë regjimin pa viza për vendet si BeH-ja apo Serbia.

"Është e sigurt se kërkesat e këtilla të disa vendeve të BE-së mund të kenë lidhje edhe me situatën politike të disa shteteve të Ballkanit. Nëse e marrim shembullin e BeH-së, situata politike është jostabile, ndërsa situata ekonomike gjithnjë e më e keqe.

Njerëzit janë të pashpresë, nuk ndjejnë se pushtetarët punojnë për ta dhe për këtë kërkojnë azil në vendet e BE-së. Kjo është e kuptueshme, por është e papranueshme", theksoi Pak.

Europarlamentari dhe politikani austriak me përvojë Hanes Svoboda paraprakisht vlerësoi se pezullimi eventual i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor do të thotë hap prapa për Unionin, e cila duhet të synojë drejt zgjerimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat