Lajme

Gėrmuesit e mistershėm tė uraniumit

Bota Sot | 21.10.2012 21:41
Gërmuesit e mistershëm të uraniumit

Nė raportin e fundit tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės (ASK) pėr regjistrimin e popullsisė dy persona kanė paraqitur veprimtarinė kryesore tė punės sė tyre si gėrmues tė uraniumit. ASK thotė se nuk mund tė lėshojė tė dhėnat personale pėr mediat, ndėrsa disa gjeologė tė njohur tė vendit thonė se nuk janė nė dijeni pėr ndonjė veprimtari tė tillė nė Kosovė.

Nė rezultatet pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė, publikuar nė fund tė shtatorit, dy persona kanė deklaruar gėrmimin e uraniumit dhe mineraleve tė toriumit si veprimtarinė kryesore tė punėve tė tyre.

Dy personat janė njėri i moshės 29 tjetri i moshės 25 vjeēare.

Zyrtarėt e Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, ASK, thonė se nuk kanė tė drejtė tė japin emrat apo ndonjė kontakt tjetėr pėr personat nė fjalė. “Me ligj nuk na lejohet qė tė japim informata pasi qė ato janė konfidenciale”, tha Hazbie Qeriqi, zyrtare pėr Komunikim dhe Informim nė ASK.

Komisioni i Pavarur i Mineraleve dhe Minierave, KPMM, thotė se nuk ka lėshuar ndonjė licencė pėr ndonjė kompani qė veprimtari kryesore kanė gėrmimin e uraniumit. “KPMM-ja nuk ka lėshuar licencė pėr ndonjė kompani qė do tė punojė diēka tė tillė”, tha Xhevdet Kastrati, anėtar i bordit nė komision.

Uraniumi pėrdoret gjerėsisht pėr qėllime ushtarake ndėrsa toriumi kryesisht nė industrinė e aviacionit dhe tė raketave. Qė tė dy janė elementė radioaktivė.

Zenun Elezaj, gjeolog dhe profesor nė Fakultetin e Xehetarisė nė Mitrovicė, ēuditet me kėtė lloj tė veprimtarisė nė Kosovė. “Nuk kam dėgjuar pėr njė veprimtari tė tillė qė mund tė zhvillohet nė Kosovė”, Elezaj i tha Gazetės Jeta nė Kosovė duke shtuar se kjo duhet tė verifikohet nga institucionet.

Dekani i fakultetit tė xehetarisė nė Mitrovicė, Izet Zeqiri, thotė se asnjė nga kolegėt e tij tė punės nuk ka paraqitur ndonjė punė apo studim nė lidhje me uranium apo torium.

“Kemi kolegė me grada tė ndryshme shkencore por jo diēka tė tillė. Nėse mendohet se kėta persona kanė paraqitur tė arriturat e tyre gjatė regjistrimit tė popullsisė, kjo gjė ėshtė e ēuditshme”, tha Zeqiri.

Sipas strategjisė minerare tė qeverisė sė Kosovės 2012-2025, hulumtimet gjeologjike tė uranit ishte kryer nga kompania e ish-jugosllavisė, Geozavod, e cila kishte konstatuar njė damar uran-bartės nė trahite qė ėshtė i pasuruar me uran dhe torium.

Trashėsia mesatare e damarit ėshtė rreth 1,4 metra, qė ėshtė konstatuar dhe ėshtė pėrcjellė nė rėnie dhe nė shtrirje deri nė 64 metra nė thellėsi. Pėrmbajtja e uranit sillet nga 0,02- 0,16 pėr qind.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus