Nikoliqi kërkon aleatë në Maqedoni, shërbehet me gënjeshtra për Kosovën

Lajme

Nikoliqi kërkon aleatë në Maqedoni, shërbehet me gënjeshtra për Kosovën

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 19:55

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq deklaroi sot se për Serbinë në rrugën e saj të integrimit evropian është fakti që nuk pranon t’i merret një pjesë e territorit të saj (Kosova), kurse për Maqedoninë fakti se refuzon të heqë dorë nga emri, stema dhe flamuri i vet.

Në një intervistë të gjatë për televizionin në pronësi të serbëve të Maqedonisë Sitel nga Shkupi, ai tha se në biseda me zyrtarë evropianë haptas ka thënë se është e pamundur që në 100 vjetët e ardhshëm në Serbi të lindë dikush që do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mund të them se do të jemi shpejt në BE, mund të them që shpresoj, por unë më parë do të largohem sesa të bëjë të mundshme që të hyjmë në BE pa Kosovën. Ai që kërkon aleat te unë për këtë, do të hasë në dyer të mbyllura”, tha ai.

Presidenti serb iu larit maqedonasve, duke i porositur që Serbia ka mirëkuptim për problemet e tyre shtetërore, por tha se vendi i tyre “ka njohur pavarësinë e krahinës jugore serb”, transmeton Blici i Beogradit.

“E di që nuk do të plotësoni kushtin që do të përulte Maqedoninë dhe unë këtë e vlerësoj, por shikoni që nganjëherë politikanëve tuaj t’i shtyni të çmojnë qëndrimin e Serbisë që pa Kosovën nuk do të hyjë në BE”, tha Nikoliq.

Duke u përgjigjur në pyetjen për problemin që Maqedonia e ka për shkak të kërkesave me dekada të tëra të shqiptarëve për ekspansion, ai tha se politikanët maqedonas mund të fusin kokën në zall, por do ta kenë “problemin serb pas 20 vjetëve, sepse koha nuk punon për shtetin, por punon për separatistët”.

“Kur një herë i realizojnë të drejtat e tyre në kuadër të territorit të Serbisë, do të thirren në ato të drejta në të gjitha shtetet tjera. Si të thoni që kanë të drejtë në shtetin e vet në Kosovë, kurse nuk kanë po këtë të dejtë në Maqedoni, si të thoni ë kanë të drejtë në shtet në territorin e Kosovës, kurse nuk kanë të drejtë në autonomi në Greqi apo në Malin e Zi”, tha ai.

Ai shtoi se politikanët serbë kanë marrë premtime që kurrë nuk do të lejohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por kjo ka qenë gënjeshtër dhe në favor të kësaj tha se Kosova tashmë ka marrë kodin postar, se ndërtohet autostrada dhe hekurudha që do të lidhë Prishtinën e Durrësin.

“Po krijohet shteti shqiptar në territorin e Gadishullit Ballkanik që nuk do të rregullohet edhe 30 vjet ashtu si Maqedonia dhe Serbia dhe gjatë atyre 30 vjetëve gjithçka mund të ndodhë”(!), shtoi ai.

Javën e ardhshme Nikoliqi do t’i bëjë një vizitë zyrtare Shkupit, me ftesë të homologut të tij maqedonas Gjorgji Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat