Osmani: Isa s’ është djathtist

Lajme

Osmani: Isa s’ është djathtist

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 23:34

Në kohën kur Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa po mundohet të mbledhë partitë e djathta për një koalicion djathtist, Rexhep Osmani thotë se “Isa nuk është djathtist”.
Osmani ka numëruar arsyet se pse Kryetari i LDK-së nuk duhet të udhëheqë një koalicion të djathtësh.
Sipas Osmanit Mustafa është komunist sepse është graduar shumë herë nga institucione komunistësh.
“Trashëgimia e tij politike shumëvjeçare, mishërimi i tij shpirtëror me një ideologji që ishte armike e së djathtës shqiptare dhe betimet e tij solemne të shpeshta me rastin e marrjes së gradave në poste të larta në institucione komuniste janë arsyet që ai nuk u anëtarësua asnjëherë në LDK së cilës po i prinë sot dhe është shndërruar në promotor për margjinalizimin e fuqisë politike të LDK-së që e ka pasur dhe që mund ta ketë përsëri pa Isën në krye” ka deklaruar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat