Lajme

Maiat nuk e dinin kur ėshtė fundi i botės

Bota Sot | 14.10.2012 21:51
Maiat nuk e dinin kur është fundi i botës

Sa mė shumė i afrohemi atij 21 dhjetorit fatal, ekspertėt e kalendarit tė maiave po pėrpiqen ēdo herė e mė shumė tė bindin njerėzit se maiat nuk e kanė parashikuar apokalipsin nė fund tė kėtij viti.
Arkeologėt, antropologėt dhe shkencėtarė u takuan nė qytetin meksikan tė Meridas, pėr tė diskutuar implikimet e kalendarit maian, i cili pėrbėhet nga 13 periudha me nga rreth 394 vjet, tė ashtuquajtura baktune.

Ekspertėt vlerėsojnė se numėrimi i viteve ka filluar mė 3114 p.e.s., e baktuni 13, pra 5125 vite, duhet tė pėrfundojnė mė 21 dhjetor tė kėtij viti. Ata po ashtu vlerėsojnė se numri 13 nė kulturėn maia kishte kuptim tė veēantė, gjė qė edhe nė kėtė rast ajo paraqet njė moment historik, por jo diēka pėrfundimtare.

Arkeologu meksikan i cili punon nė Institutin Kombėtar tė Antropologjisė dhe Historisė, Alfredo Barrera, tha se maiat kanė parashikuar disa ngjarje, por kjo kishte tė bėnte me gjėra tė rėndomta, si thatėsira apo pėrhapja e sėmundjeve.

"Maiat kishin profeci, por jo nė kuptimin fatalist, po nė aspektin e ngjarjeve tė cilat nė konceptin ciklik historik mund tė pėrsėriten edhe nė tė ardhmen”, tha Barrera.

Ekspertėt gjithashtu vunė nė dukje se maiat, tė i njohur pėr kulturėn e shkrimit, astronomisė dhe tempujve kompleksė, janė tė njohur si njė prej popujve mė tė pėrparuar indianė, kultura e tė cilėve ka lulėzuan mes viteve 300-900, ndėrsa ishin tė interesuar pėr tė ardhmen dhe atė pėrtej 21 dhjetorit tė vitit 2012.

"Shumė monumentet tė vjetra maiane flasin pėr ngjarjet nė tė ardhmen e largėt”, ka thėnė Geoffrey Braswell, njė antropolog amerikan nga Universiteti California nė San Diego.

"Maiat besonin se mund tė parashikojnė tė ardhmen. Pėr shembull, sundimtari maian i qytetit Palenquea, K'inich Hanaab Pakal, ka besuar se pas disa mijėra viteve do tė kthehet nė Tokė, prapė si sundimtar. Nga ana tjetėr, disa monumente dėshmojnė pėr ngjarjet qė ndodhėn para vitit 3114 p.e.s.”, ka thėnė Braswell pėr AP.

Vetėm disa referenca pėr datėn e diskutueshme tė kėtij viti gjenden tė gdhendura nė monumentet ku maiat sundonin, por asnjėra nuk ndėrlidhet me apokalipsin. Kėto vizione nė tė vėrtetė paraqiten nė njėmijė vitet e fundit nė Perėndim dhe janė tė lidhura me mėnyrėn e krishtere tė tė menduarit, e jo si pjesė e kulturės maiane.

"Ky lloj i tė menduarit nuk ka tė bėjė asgjė me kulturėn maiane, sepse apokalipsi dhe fundi i botės nuk janė pjesė e kulturės sė tyre”, ka thėnė Alexander Voss, antropolog nė Universitetin Quintana Roo tė Meksikės.

Kalendarin maian dhe sistemin e tij rrethor Braswell e krahason me matėsit analogė tė kilometrave.

"Sistemi i gjatė i kalendarit maian nė fakt ėshtė njė numėrues i kilometrave nė veturė. Makina ime e parė nuk ishte nė gjendje tė numėrojė mė shumė se 160 mijė kilometra, por kjo nuk do tė thotė se po t’i kaloja ato makina ime do tė shpėrthente”, thotė ai, duke aluduar nė apokalipsin dhe fundin e kalendarit maian.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus