U nënshkrua Kodi Etik për zyrtarët e kufirit në kuadër të MIK

Lajme

U nënshkrua Kodi Etik për zyrtarët e kufirit në kuadër të MIK

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:22

Sot u nënshkrua Kodi Etik për zyrtarët e kufirit nga tre drejtorët e agjencive qe veprojnë në kufij Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sasa Rashiq, njëherëësh edhe koordinator i Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e procesit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për MIK 2012-2017, gjegjësisht Koordinatori Nacional për MIK në bashkërendim me Bordin Ekzekutiv të MIK, të bindur se ngritja e vetëdijes publike dhe promovimi i vlerave etike janë të vlefshme si mjet për të parandaluar korrupsionin, nxjerr Kodin Etik për zyrtarët e kufirit, që në mënyrë shumë praktike dhe me kushte të qarta përcakton standardet e sjelljes që priten të manifestohen nga të gjithë zyrtarët kufitar. Me këtë kod synohet të luftohet korrupsioni që përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit dhe rrezikon stabilitetin e institucioneve demokratike dhe themelet morale të shoqërisë, thuhet në komunikatë.Bazuar në objektivat e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për MIK 2012-2017, kriteret e parapara për liberalizimin e vizave të lëshuar nga BE, ku parashihet të hartohet dhe miratohet Kodi Etik për zyrtarët kufitar, si subjekt i ligjit kombëtar. Te përkushtuar se te gjitha kriteret dhe obligimet që dalin nga Bashkimi Evropian do të plotësohen me kohë, u finalizua ky dokument i kërkuar. Menaxhimi i Integruar i Kufirit ka shënuar përparim të dukshme ne lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave duke krijuar kufij të hapur dhe mirë të kontrolluar, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat