Varreza masive në Lubishtë, e vjetërnjë shekull

Lajme

Varreza masive në Lubishtë, e vjetërnjë shekull

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:02

Brez pas brezi fshatarët e Lubishtës e kishin përcjellë historinë për një masakër të madhe, e cila kishte ndodhur para fillimit të Luftës së Parë Botërore në këto anë. Ata besonin se në fshatin e tyre ekziston edhe varreza ku ishin varrosur të masakruarit, gjë për të cilën u bindën sot. Krejt rastësisht ata gjetën eshtrat e tyre, në momentin kur po i kujtonin viktimat e 100 vjetëve më parë. Një banor i fshatit ka shpjeguar historikun e kësaj ngjarjeje, duke i konsideruar këto vrasje hakmarrje të serbëve ndaj shqiptarëve. Ata lajmëruan policinë menjëherë si dhe zyrtarë të mjekësisë ligjore, të cilët deri në orët e pasdites nuk u panë në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat