Vuçiq nga Brukseli: Nesër na pret një ditë e vështirë

Lajme

Vuçiq nga Brukseli: Nesër na pret një ditë e vështirë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:08
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Brukseli, ka bërë të ditur, përmes llogarisë së tij në Instagram, që për arsye teknike sonte nuk mund të flasë “live”, siç ka paralajmëruar më herët.

“Ju kërkoj falje të gjithëve, besoni apo jo, për herë të parë nuk më funksionon telefoni, nuk më funksionon mikrofoni, kështu që nesër do të flas për tema të nxehta për qytetarët e Serbisë. Na pret një ditë e vështirë dhe e vetmja gjë që i premtoj popullit të Serbisë është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

Vuçiq, më herët gjatë ditës, u tha qytetarëve të Serbisë se do të raportojë drejtpërdrejt sonte nëse ka kushte teknike, raporton Danas.

Ndryshe, presidenti i Serbisë ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor së bashku me liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat