Holanda ndryshon disponim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme

Holanda ndryshon disponim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:40
Kati Piri

Deputetja holandeze Kati Piri, e cila është edhe anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Piri ka thënë se Holanda ka ndryshuar sa i përket integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pos disponimit për zgjerimin e BE-së, deputetja ka shtuar se parlamenti holandez janë të gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tutje ka përmendur edhe mbështetjen për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin: të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë, të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushte, të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Piri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat