Shtatë kandidat për rektor të Universitetit të Prishtinës

Lajme

Shtatë kandidat për rektor të Universitetit të Prishtinës

Më: 4 korrik 2012 Në ora: 18:05

Ka përfunduar sot afati për të aplikuar për rektor të Universitetit të Prishtinës. Në konkursin që ishte hapur më 19 qershor, kanë kandiduar këta kandidatë: Valon Murtezaj, Berim Ramosaj, Fadil Maloku, Isa Elezaj, Abdullah Zejnullahu, Naser Zabeli dhe Ibrahim Gashi, raporton KTV. Rektori aktual, Mujë Rugova, kohët e fundit është përballur me kritika për punën e tij, kryesisht nga organizatat studentore. Rektori i ri do të ketë një mandat trevjeçar dhe fillon nga 1 tetori me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat