E thotë Vulin: Po planifikohet vrasja e Vuçiqit, ja kush po e organizon këtë gjê

Lajme

E thotë Vulin: Po planifikohet vrasja e Vuçiqit, ja kush po e organizon këtë gjê

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:54
Aleksandar Vuçiq.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, po thotë se një organizatë kriminale e kryesuar nga shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga liderët e ‘’klanit Kavac’’, kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

”Anëtarët e MPB-së dhe BIA-s, së bashku me përfaqësuesit e Europol-it dhe shërbimet partnere nga të cilët kemi marrë informacion, kanë nisur një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale, e cila synon të vrasë presidentin serb Aleksandër Vuçiq”, tha Vulin, shkruan N1 serb.

Ai shpjegoi se më 14 janar, informacioni me shënimin ”urgjent” ka ardhur nga”pjesëtarë të policisë së një shteti anëtar të Bashkimit Europian”, të cilët kanë informuar Ministrinë e Brendshme të Sërbisë për ekzistencën e një grupi të përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme, qëllimi i të cilit është për të vrarë Vuçiqin.

Në krye të kësaj organizate është shtetasi malazez Radoje Zvicer, për të cilin Serbia tashmë ka lëshuar fletarrest, tha Vulin.

Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse Zvicer “e mblodhi këtë organizatë kriminale për të vrarë presidentin sipas gjykimit të tij apo sepse ai mori urdhra nga lideri i tij politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat