​Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës

Lajme

​Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i TI-së në SHSKUK, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat