Vdes profesori Idriz Binakaj

Lajme

Vdes profesori Idriz Binakaj

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:37
Idriz Binakaj

Në moshën 65 vjeçare, sot pasdite ka vdekur Profesor Idriz Binakaj (12 nëntor 1956 - 19 janar 2022).

Profesor Idriz Binakaj, për me shumë së tri dekada ka kryer detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë angleze në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, Shkollën Fillore “Sylë Alaj” në Drenoc, Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Gjimnazi “Kuvendin i Junikut” në Junik, dhe së fundi në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq.

Ishte pjese e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ishte nder themeluesit dhe mësimdhënësit e parë në shkollën shqipe në Mamurras, shkollë kjo e themeluar në tendat e refugjateve nga Kosova.

Profesor Idriz Binakaj, ishte anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i shpreh ngushëllimet me të sinqerta Familjes Binakaj në Drenoc të Deçanit, me rastin e vdekjes së Profesor Idrizit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat