Serbia kërkon sanksionimin e Kurtit nga ndërkombëtarët

Lajme

Serbia kërkon sanksionimin e Kurtit nga ndërkombëtarët

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:22
Ivica Daçiq

Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiq tha sot se ndalimi i mbajtjes së referendumit serb në Kosovë ishte “vazhdim i minimit të gjithçkaje të rënë dakord në Bruksel”.

“Është vazhdimësi e minimit të gjithçkaje që është rënë dakord në Bruksel, por edhe vazhdimësi e politikës së tolerimit të saj nga fuqitë e mëdha. Mendoj se kjo është absolutisht e papranueshme”, tha Daçiq për televizionin B92.

Daçiq u bëri thirrje “fuqive të mëdha” që të tregojnë objektivitet pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi kërkesën e shteteve të QUINT-it për të mundësuar një referendum në Kosovë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Kurtit, siç janë sanksionet kundër anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Natyrisht, Kurti është fuqi më e madhe se Quint-i, është e qartë se Kosova është superfuqi e botës”, tha Daçiq.

Ai theksoi se donte të dinte nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron një marrëveshje për Kosovën apo dëshiron “gjymtim të mëtejshëm dhe një përpjekje për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën”.

“Ne do të luftojmë për të drejtën e popullit tonë për të votuar në zgjedhje. Kjo është e drejta jonë sovrane dhe askush nuk mund ta heqë atë nga ne”, ka deklaruar Daçiq.

Sipas tij, Serbia në anën tjetër u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet parlamentare atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat