Gjenerali serb kërcënon: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri - Ushtria e Serbisë do të reagojë

Lajme

Gjenerali serb kërcënon: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri - Ushtria e Serbisë do të reagojë

Nga: F. B. Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:50
Milan Mojsiloviç

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se nuk përjashtohen aksionet e njëanshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, duke shtuar se “Ushtria e Serbisë do të reagoj në përpjekje të këtilla”.

Pas analizës së situatës dhe aftësisë së Ushtrisë së Serbisë në vitin që shkoi, gjenerali Mojsiloviç tha se nuk përjashtohet mundësia që me qëllim të arritjes së pikëve të caktuara politike në terren, forcat e sigurisë në Kosovë të angazhohen në aksione të njëanshme edhe jo-proporcionale.

"Kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera do të jenë në funksion të sigurimit të paqes dhe nivelit të sigurisë që garanton që njerëzit tanë në Kosovë të mund të jetojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre si të gjithë qytetarët tjerë të këtij vendi”, nënvizoi gjenerali Mojsiloviç.

Ai përsëriti se sipas rezolutës 1244 dhe marrëveshjes ushtarake-teknike të Kumanovës, njësitet e vetme legale në krahinë janë KFOR.

"Insistojmë që raporti i tyre me subjektet tjera të sigurisë që në dokumentet tona nuk janë si bartës të asnjë funksioni sigurie, të jetë i paanshëm dhe në frymën e marrëveshjeve të nënshkruara dhe nuk kanë të bëjë jo vetëm me policinë e Kosovës por edhe FSK me ndalimin e kalimit në veri të Kosovës pa pajtim të komandantit të KFOR-it”, tha ai.

Nëse kjo ndodhë sipas tij, dhe FSk pa pëlqim kalon në veri, “ushtria e Serbisë” do të ndërmarr detyra në harmoni me këtë”, tha Mojsiloviç.

"Ishit dëshmitar të rritjes së angazhimit tonë në vijën administrative, posaçërisht në drejtimet që shpien në Serbinë qendrore dhe shpërndarjes parandaluese të forcave të reagimit të shpejtë të ushtrisë së Serbisë”, tha kreu u shtabit të ushtrisë.

Ai shprehu kënaqësi me raportin me komandantin e ri të KFOR-it dhe bashkëpunimin i cili deri tash po shkon në frymën e parashikimit të gjendjes dhe pa incidente që do rrezikonin marrëveshjet ushtarako-teknike dhe rezolutën 1244. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat