Mbi 17 mijë çifte u martuan gjatë kësaj kohe..

Lajme

Mbi 17 mijë çifte u martuan gjatë kësaj kohe..

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:16
Ilustrim

17 mijë e 439 çifte kosovare e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në 11 muajt e parë të vitit 2021 në Kosovë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Ndonëse, Kurti nuk ka filluar ende që t’i zbatojë premtimet e zgjedhjeve për t’ua lehtësuar jetën çifteve të reja duke ua mundësuar blerjen e banesave me këste brenda 10 vjetësh, numri i martesave është rritur.

Ai premtoi se do t’i ndërtoj katër mijë banesa në Prishtinë dhe përreth saj, ku çiftet e reja mund të paguanin nga 150 euro në muaj.

Në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se në muajin janar të vitit 2021 janë kurorëzuar 1 mijë e 749 çifte, në muajin shkurt janë kurorëzuar 1 mijë e 389 çifte.

Po sipas këtyre të dhënave në muajin mars kanë vënë kurorë 1 mijë e 523 çifte.

Ndërsa, beqarisë i dhanë fund 1 mijë e 274 çifte gjatë muajit prill.

Po ashtu gjatë këtij viti, në muajin maj, me martesë përfunduan 1 mijë e 232 çifte, kurse në qershor u kurorëzuan 1 mijë e 320 çifte.

Në muajin korrik u kurorëzuan edhe 1 mijë e 633 çifte të tjera.

Gushti si muaji i ardhjes së mërgimtarëve çdo vit shënon numrin më të madh të dasmave. Vetëm në këtë muaj u kurorëzuan 2 mijë e 489 çifte.

Në shtator ra pak numri i kurorëzimeve, në këtë muaj sipas ASK-së kanë nënshkruar martesën 1 mijë e 737 çifte të tjera.

Edhe në tetor e nëntor vazhduan kurorëzimet. Në tetor u kurorëzuan 1 mijë e 693 çifte kurse në nëntor 1 mijë e 366.

ASK nuk ka publikuar numrin e kurorëzimeve për muajin dhjetor të vitit 2921.

Në vitin 2020 ka pasur më pak kurorëzime në Kosovë. Gjatë 2020-tës janë kurorëzuar  12 mijë e 793 çifte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat