Erdogan dje në Tiranë me Edi Ramën – sot në Ankara pret Vuçiqin

Lajme

Erdogan dje në Tiranë me Edi Ramën – sot në Ankara pret Vuçiqin

Nga: F.B Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:02
Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

Pas vizitës së djeshme në Tiranë dhe takimit e bisedimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në Ankara do të pres presidentin serb Aleksandar Vuçiq, qëllimi i të dy këtyre takimeve ishte avancimi i raporteve bilaterale mes Turqisë dhe Shqipërisë përkatësisht Turqisë dhe Serbisë.

Gazeta serbe “Novosti” ka njoftuar se presidenti i Serbisë Vuçiq do të zhvillojë vizitë njëditore në Turqi, ku në kryeqytetin turk ai do të pritet edhe bisedojë nga presidenti turk Edogan rreth vazhdimit të avancimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq në Ankara do të merr pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Serbisë.

Sikurse edhe gjatë qëndrimit në Tiranë ku Turqia së bashku me qeverinë shqiptare ka nënshkruar një varg të marrëveshjeve për bashkëpunim në fusha të ndryshme, edhe në këtë vizitë sipas kabinetit të presidencës së Serbisë, pritet të nënshkruhen shumë dokumente me rëndësi në avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë qëndrimit në Ankara takim të veçantë Vuçiq do të mbajë me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Takimi pothuajse në të njëjtën kohë i presidentit turk Erdogan me drejtuesit e të dy vendeve nga Ballkani, kryeministrin shqiptar Rama dhe presidentin serb Vuçiq, nuk dihet nëse mund të ketë porosi apo është rastësi, në kohën e vlimeve të mëdha për ndikim në Ballkan dhe paralajmërimit të ShBA-ve për angazhim me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura dhe vendosjen e paqes e stabilitetit në këtë pjesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat