Adriana Matoshi e përfundon me sukses operacionin

Lajme

Adriana Matoshi e përfundon me sukses operacionin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Adriana Matoshi

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, gjatë ditës së sotme është dashur t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e tumorit në tru, tumor ky që i ishte rikthyer pas nëntë vjetësh.

Ishin miqtë e familjarët e Adrianës, që bën të ditur se ajo e ka kaluar me suksese operacionin.

“Faleminderit zot, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar i dashuri i Matoshit në Instagram.

“E bukura jem Adriana, sot më e fortë se kurrë.. Bravo loçkë. Të dua shpirti jem”, ka shkruar në Instagram aktorja, Shengyl Ismaili, njëherësh mike e ngushtë e Matoshit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat