Linhart: Situata në Ballkan e brishtë, pasoja edhe për Austrinë

Lajme

Linhart: Situata në Ballkan e brishtë, pasoja edhe për Austrinë

Nga: F.B Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Michael Linhart

Ministri i jashtëm austriak Michael Linhart ka vlerësuar situatën e sigurisë në Ballkan si të brishtë, me rastin e vazhdimit të pjesëmarrjes së ushtarëve edhe policëve në misionet paqeruajtëse në Kosovë edhe në BeH, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Linhart ka nënvizuar se është me rëndësi që t’i kushtohet kujdes stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies sepse pasoja negative mund të ketë edhe vetë Austria.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të NEOS Helmut Brandshteter rreth situatës së sigurisë në Ballkan, Linhart tha se në Kosovë shpesh ka tensione, por me ndërmjetësimin e BE-së konfliktet ngadalë po zgjidhen.

"Evropa duhet t’ua shtrijë dorën vendeve të Ballkanit”, porositi Linhart.

Parlamenti austriak ka vendosur që t’iu vazhdojë mandatin 600 ushtarëve në KFOR, po ashtu vazhdimin e dërgimit të 10 policëve në EULEX si dhe një oficer policie për lidhje në UNMIK. Krahas kësaj, iu vazhdua mandati edhe 400 forcave ushtarake austriake në përbërje të EUFOR në BeH.

U miratua edhe vazhdimi i pjesëmarrjes së austriakëve në OSBE në Malin e Zi me 10 pjesëtarë të ministrisë së mbrojtjes, të cilët do dërgohen atje vetëm nëse ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat