Rrahu një grua në market, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin

Lajme

Rrahu një grua në market, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj F.B. i cili ka rrahur një grua në një market në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor.

Andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat