Vuçiq bisedoi me Borellin dhe u pajtuan për këtë gjë

Lajme

Vuçiq bisedoi me Borellin dhe u pajtuan për këtë gjë

Nga: F. B Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:40
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka biseduar me telefon me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së Borell, të cili i tha se Serbia më shumë se gjithçka dëshiron paqen, stabilitetin dhe domosdoshmërinë e qetësimit të trazirave, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Tema e bisedës mes Vuçiq e Borell ishte situata aktuale pas tensioneve dhe incidenteve në veriun e Mitrovicës edhe Zveçan, por edhe vazhdimi i dialogut.

Sipas “Kurir” Vuçiq në tërësi është pajtuar me kërkesën e përfaqësuesit të lartë të BE-së Borell për domosdoshmërinë e uljes së tensioneve, qetësimit të situatës dhe zgjedhjes në mënyrë racionale të problemeve.

Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e Serbisë lidhur me krizën më të re në veriun e Kosovës, duke njoftuar me faktet dhe pranoi apelin e Borell që të bëhet çdo gjë që situata mos të dal nga kontrolli.

Presidenti Vuçiq ka shtuar se Serbia mbi të gjitha do paqen edhe stabilitetin, por edhe gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në secilin moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat