Haxhiu: Qeveria hoqi dorë nga veriu vetëm për 5 euro stikersa

Lajme

Haxhiu: Qeveria hoqi dorë nga veriu vetëm për 5 euro stikersa

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:43
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ujdisë së Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua dje në Bruksel, për targat. Ai ka thënë se ky është reciprocitet me 5 euro stikers në targa.

Me anë të një shkrim në Facebook, Bekim Haxhiu, ka thënë se kjo ujdi është një turp për Qeverinë e Kosovës.

Turp, për këtë qeveri që shkaktoi tensione e pasiguri në veri për 5 euro stikers në targa. Ky veprim jo vetëm që është tërheqje dhe kthim prapa, por edhe biznes në emër të reciprocitetit me stikersa sipas marrëveshjes tri pikëshe për targat të arritur dje në Bruksel. Qeveria Kurti muaj më parë kishte vendosur që të gjitha automjeteve t’u vendos stikersa të 5 eurove, por hoqi dorë nga ky vendim pas presionit publik. E tani ka vendosur të heq dorë nga Veriu vetëm për 5 euro stikers në targa”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se është dëm i pariparueshëm refuzimi i investimeve amerikane në Kosovë.

Me refuzu investime milionëshe në gazëperçuesin amerikan dhe m’u marrë vesh me Lajçakun për 5 euro stikers është dëm i pariparueshëm për Kosovën. Legjitimimi i targave të okupatorit PR, KM, PZ, UR…etj, është hapi i parë i Albinit dhe Vuçiqit për krijimin e Zajednicës”, ka shkruar në fund Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat