Reagimi i Ramës për reciprocitet/ Politikani shqiptar: Ka frikë t’i kundërpërgjigjet Serbisë

Lajme

Reagimi i Ramës për reciprocitet/ Politikani shqiptar: Ka frikë t’i kundërpërgjigjet Serbisë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:50
Edi Rama

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama mbi solidarizimin ndaj Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë.

Sipas tij Rama  ka shumë frikë t’i thotë Serbisë të zbatojë dhe BE-së t’i kërkojë të ushtrojë trysni mbi të.

Më tej Vasili shkruan se Rama i kërkon Kosovës të dialogojë kur ajo ka plotësisht të drejtë.

Postimi i ploë

Reciprociteti, Rama pro Serbise....si gjithmone!

Edi Rama thote: "Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë".

Sepse ka shume frike te thote: Serbia te zbatojë dhe BE te trysnojë.

Edi Rama i kerkon Kosoves te dialogoje kur ajo ka plotesisht te drejte dhe reciprociteti eshte barazi dhe jo vasalitet.

Barazia nuk dialogohet, por implementohet.

Edi Rama ka frike dhe kjo eshte tashme e ditur, qe t'i thote cope Sebise: zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur enderra e nje Serbie te privilegjuar dhe nje Kosove te nenshtruar.

Ndaj edhe ne kete rast Edi Rama flet e shprehet, sikur ngjarjet lidhen me shtete e realitete ne fund te botes e jo per Kosoven dhe vellezerit tane kosovare perballe nje Serbie agresive e te prapambetur ne politikat e saja arkaike te nacionalizmit te semure dhe krenarise shoviniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat